Prej disa kohësh, Dafina po përflitet për një romancë me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Si fillim, në rrjet u shpërndanë disa foto teksa Dafina po ecte e përqafuar në rrugë me biznesmenin.
Së fundmi ka qenë vet Dafina, e cila “indirekt” ka konfirmuar lidhjen me Kreshnikun me anë të disa fotove (Lexo këtu) Tashmë, duket se pak nga pak Dafina po e tregon vet partnerin e saj të ri, kjo përmes mesazheve të “koduara” me iniciale.
Këngëtarja ka postuar në Instastory, një postim nga “Threads” , në të cilin ka shkruar: “Ndjesia më e mirë është kur dikush të trajton në mënyrën që ti vërtet meriton të trajtohesh” . Por, jo vetëm kaq. Kur postimin e ka nxjerrë në Instastory, Dafina e ka shoqëruar me shkronjën “K” , brenda zemrës së opsionit “Like”
Pas këtij postimi të këngëtares, a ka më nevojë për konfirmime të tjera?! Ne mendojmë që jo, pasi qartazi postimi i fundit e tregon. Epo, urime Duffy! ❤️