Ashtu si Efi është shprehur, një nga punët e saj është të bërit tatuazhe. E sigurisht si profesioniste tatuazhesh që është, jemi kuriozë të dimë po në lëkurën e saj çfarë ka gdhendur?
Përveç tatuazheve në trup, Efi ka dhe një tatuazh në pjesën e parakrahut, të përbërë nga copëza figurash dhe shkrimesh, ndër to është fjala “love” dhe “halcyon”. Por, cili është kuptimi i fjalës “halcyon”?
Fjala “halcyon” vjen nga greqishtja e lashtë dhe kuptimi i saj është “e qetë paqësore”. Sipas mitologjisë, bëhet fjalë për një lloj zogu mistik (kingfisher), i cili fluturonte mbi det dhe kishte fuqinë për të qetësuar erën dhe dallgët. Gjithashtu, në fjalorin e sotëm duket se kjo fjalë përdoret për të përshkruar një periudhë të së shkuarës, ku gjithçka ishte ideale, e qetë dhe e lumtur.
Si duket, kjo fjalë lidhet pikërisht me të shkuarën e Efit dhe një cilësi që ish-banorja e BBV sheh te vetja e saj. Zgjedhje e këndshme!