Zaimina Vasjari prej kohësh duket se është shkëputur nga bota e showbizit dhe muzikës, për t’u përfshirë më tepër në bizneset e saj dhe kohën me familjen. E megjithatë, sa herë Zaimina poston në rrjetet sociale, ia del gjithmonë të marrë vëmendjen e rrjetit.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar disa foto në Instagramin e saj që e kanë “djegur” rrjetin. Në një formë të shkëlqyer fizike, Zaimina ka postuar fotot gjatë pushimeve të saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët, teksa i quan këto pushime si “Parajsë”
Sërish, Zaimina ka zgjedhur të mos e ekspozojë partnerit e saj në rrjete sociale, e megjithatë nuk e ka lënë pa postuar, edhe pse pa fytyrë. Gjithashtu, këngëtarja na ka “kënaqur sytë” edhe me fotot e fëmijëve të saj, teksa janë duke kaluar një kohë shumë të mirë krah prindërve të tyre.