Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu deklaroi një vit më parë se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Mc Kresha u shpreh në një intervistë se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.
“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.
Deklarata e tij asokohe ngjalli shumë reagime, të cilave artisti u është përgjigjur së fundmi. I ftuar në “Pushime On Top”, Kresha tha se kjo përgjigje ka qenë në bazë të pyetjes, teksa shtoi se çdo gjë është keqinerpretuar.
“Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rap, sepse muzika rap, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja. Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua. Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip-hop gjithë jetën time”.– tha Mc Kresha.