Luiz Ejlli konfirmoi bashkëpunimin me Flor Mumajesin në shtator dhe disa detaje nga projekti i ri. Ai tregoi se do të jetë si një histori filmi, me pjesëmarrjen e një personazhi shumë të dashur për publikun.
Me shumë mundësi, në klip do të jetë pjesëmarrja e Kiara Titos, pasi ajo nuk e lejoi të zbulojë emrin e personazhit që do të marrë pjese dhe më vonë Luizi tregoi se xhirimet e klipit janë bërë edhe në Lushnjë.
Deri këtu, në rregull. Me zor po e presim këtë super bashkëpunim. Por nga ana tjetër, para disa kohësh Luizi ka njoftuar fansat lidhur me bashkëpunimin e radhës që do të ishte ai me Getoar Selimin, që e premtoi si projektin më të shumëpritur.
Më pas, që nga ajo kohë Luizi nuk ka folur më për bashkëpunimin me reperin, madje dhe në “live” dje teksa fliste për bashkëpunimin me Florin, nuk iu përgjigj pyetjeve për bashkëpunimin me Getin.
Nuk dihet nëse projekti mes tyre është anulluar, nuk kanë rënë dakord për kushtet, apo e kanë shtyrë për më vonë, por për momentin nuk ka reagim nga askush lidhur me këtë bashkëpunim të shumëpritur.