Çifti Luiz-Kiara prej ditësh lanë pas angazhimet e tyre për të pushuar së bashku në Bodrum, Turqi. Teksa gjatë gjithë kohës, ata kanë ndarë momente të pushimeve të tyre, aktivitete, biseda, e shumë humor, duket se tashmë këtyre ditëve iu erdhi fundi.
Ata i kanë përfunduar pushimet për t’iu rikthyer sërish Tiranës dhe aktiviteteve të tyre. Me sa duket, kjo nuk i ka pëlqyer aspak çiftit, që po i shijonin në maksimum këto ditë.
Me një foto para nisjes për në Shqipëri, të postuar në Instastory, ata kanë treguar se janë të dy të ”mërzitur” për këtë gjë dhe e kuptojmë shumë mirë ndjesinë! 🙁
Tashmë Luizi do i rikthehet koncerteve të tij, ndërsa Kiara rrjeteve sociale, teksa bëhet gati për sezonin e ri televiziv në Top-Channel.