Arbenita dhe Fero nuk u ndanë aspak mirë nga njëri-tjetri dhe çështja tashmë i ka kaluar gjykatës.
Njoftimi i policisë së Kosovës tregonte se reperi e kishte dhunuar partneren e tij, madje e kishte kërcënuar me jetë nëse ajo do t’i merrte vajzën.
Arbenita u largua së bashku me të bijën, Ninën, nga shtëpia ku ata bashkëjetonin dhe gjendja e saj duket e qetë pas ndarjes.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një thumb për ish-partnerin, me një sound viral në TikTok.
“Çmenduri sa paqësore bëhet jeta, kur vendos që s’ke energji për të vazhduar të debatosh me gjithkënd dhe je ‘ok’ me të qenit e keqkuptuar. Sepse njerëzit kuptojnë vetëm nga niveli i tyre i perceptimit dhe asnjë debat s’ia vlen të dëmtosh shëndetin tënd mendor.