Me sa duket, ky është viti i ndryshimeve për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj. Pasi vendosën të ndryshojnë statusin, duke kurorëzuar kështu lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremeoni përrallore në Toskana, tani është momenti i një ndryshimi tjetër.
Bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë e çiftit. Në fotot e fundit që moderatorja ka postuar, duket se është duke u zhvendosur në një tjetër apartament. Në postimin e saj të fundit, ku tregon ngjarjet e javës shihet se janë duke u bërë disa punime, teksa në foton tjetër Arbana është duke punuar me një arktitekte mbi një projekt apartamenti.
Nuk dihet me siguri nëse Arbana, Eduarti dhe fëmijët e tyre do të zhvendosen në një tjetër apartament, apo po rimodelojnë apartamentin aktual, por ajo e sigurt është që çifti po bën ca ndryshime në stilin e jetesës! 🙂