Hana e Mozzik dhe Loredanës ka nisur sot shkollën. Këtë e zbuloi Mozzik përmes disa postimesh shumë të ndjera në Instagram. Fillimisht ai ndau një foto të sajën duke shkruar: “Hana po fillon shkollën sot.”
Më pas ai tregoi se e ka shoqëruar në shkollë. Teksa ka shprehur edhe emocionet e tij në këtë ditë domethënëse. “Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë”- shkruante ai.
E sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk kishte si të mungonte Loredana. Edhe ajo ka qenë pranë të bijës. Reperja ka ndarë një foto me të duke shkruar: “Zoti të bekoftë”.
Edhe një herë Hana bëri bashkë Loredanën dhe Mozzik, të cilët kohët e fundit kanë gjetur gjuhën e përbashkët pasi për disa kohë vendosën mos të kishin asnjë komunikim.
Loredana ka nisur prej muajsh një lidhje me futbollistin Karim Adeyemi, kurse Mozzik zbuloi së fundmi se prej 11 muajsh ka nisur një romancë.