“Kepi i Vipave” ka përmbyllur rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme. Pushimeve të VIP-ave iu erdhi fundi, duke mbyllur sezonin me një super festë në varkë.
Një video ka bërë xhiron e rrjetit, teksa në festë u vendos kënga e Luizit “Zjarr e ftohtë”, duke bërë kështu që kërcimit t’i bashkohet edhe Kiara, e cila e ka “djegur” duke kërcyer me Jorin. Kërcimit të tyre i është bashkuar dhe gazetari Ronaldo Sharka, duke krijuar kështu një moment shumë të komentuar në rrjet.
Kujtojmë se ende nuk dihet se si vijon marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës me Ronaldon, pas debatit që ato patën lidhur me komentet e këtij të fundit për Kiarën.