Efi Dhedhes padyshim është një nga personazhet më të komentuar të BBV që lamë pas, si fillim për natyrën e saj dhe miqësinë me çiftin Luiz-Kiara e më pas për prishjen e miqësisë me të dy dhe debatet e vazhdueshme me moderatoren Kiara Tito, që mbyllën përfundimisht etapën e miqësisë mes vajzave.
Teksa, një koment i Efit lidhur me “llullën” (cigaret elektronike) u komentua në rrjet si kunjë kundrejt Kiarës(së cilës iu vendos si epitet), gjë që u desh ta shpjegonte më pas në një intervistë për “Pushime On Top” që nuk e kishte me tendencë kundrejt moderatores.
E mesa duket, kjo i ka prishur paksa qetësinë dhe imazhin Efit, gjë të cilën e ilustroi përmes një fotoje të perëndimit në jug të vendit. “Ja kaq e bukur është jeta (sa pamja që ka fotografuar Efi), por ndonjëherë ke ca mbeturina që të prishin imazhin” – ka shkruar ajo duke treguar një mbeturinë të hedhur në ujë.
Nuk e dimë nëse Efi e ka këtë lidhur me rrjetin, personazhet që janë komentuar lidhur me të, apo diçka tjetër, por me sa duket në jetën e saj të bukur ka ca “mbeturina”.