Raportet e krijuara në formatin e “Bg Brother VIP” mes Luiz Ejllit, moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj ishin dukur deri tani të mira.
Mbase ashtu vazhdojnë të jenë, por s’na ka shpëtuar fakti që Luizi s’do të jetë në dasmën e tyre.
Në ceremoninë e Arbanës dhe Eduartit më 17 Qershor do të marrin pjesë 120 të ftuar, mirëpo në të njëjtën datë Luizi ka njoftuar se ka të tjera angazhime. Ai do të jetë në një koncert në New York, duke lënë të kuptohet se s’do të jetë i pranishëm në dasmë.
“Më datë 17 qershor do të jem në New York. Mirë u takofshim. Ju puthi shumë të gjithëve”– tha këngëtari në rrjete sociale.
S’e dimë nëse e ka marrë ftesën prej çiftit, apo as ajo nuk i ka shkuar… por që Luizi nuk do të marrë pjesë,është fakt tashmë.