Është e vërtetë se të gjithë e mirëpritën kur doli nga “Big Brother Vip Albania”, mirëpo ligjet duhet të respektohen edhe nga ai.
Po flasim për Luiz Ejllin, të cilin fama nuk e ka ndihmuar këtë herë pasi është gjobitur nga policia, duke vërtetuar qartë parimin se para ligjit jemi të gjithë të barabartë.
Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqet këngëtari i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.
Artisti shihet ta ketë marrë me shumë sportivitet gjobitjen nga policia, duke e pranuar gabimin e bërë, teksa buzëqesh.
Kujtojmë se pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.