Reperi i njohur Cozman, së fundmi ka marrë disa ditë pushimi, duke u shkëputur pak nga jeta artistike dhe mbrëmjet muzikore.
Si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur jugun e Shqipërisë, Dhërmiun.
Por, mesa duket se në këto pushime është i shoqëruar nga e dashura e tij e re, kjo bazuar në një fotografi që ka publikuar në InstaStory.
“Me pamje…”, ka shkruar ai duke mos ia zbuluar identitetin vajzës në fjalë.
Këngëtari shqiptar nuk ka zbuluar akoma se kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën. Ai këtë kohë befasoi publikun pasi solli një këngë me ish-partneren e tij, Tunën, me të cilën ka qenë i pranishëm edhe në disa koncerte.