Muaji gusht është i veçantë për Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon. Pesë vite më parë, përgjatë këtij muaji, Sara dhe Ledioni kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Çifti zgjodhën atëherë që ceremonia të ishte shumë private dhe vetëm me pjesëmarrjen e njerëzve të tyre të dashur.
Si rrallëherë, sot, Sara, në Instagramin e saj ka publikuar disa foto të ëmbla nga ajo ditë e rëndësishme. Dhe fotot janë një “kartolinë e ëmbël”.
“Postim vlerësues për pesë vitet e martesës sonë këtë muaj. Pafund mirënjohëse për partnerin tim të jetës????”, ka shkruar Sara krahas postimit, i cili ka marrë komente të shumta nga miq dhe mbështetës të çiftit.