Para pak ditësh Capital T u bë kryefjalë e mediave duke pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”. Nga fjalët e tij ndjehej dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç tha ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.
“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.
Prej disa vitesh, Capital T përflitet për një lidhje me Adrola Dushi por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar romancën. Capital T organizoi para pak ditëve në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët para koncertit “Time Capsule”. Mes tyre ishte edhe modelja, e cila është pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T.
“Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!”- tha ajo për KTV.
Së fundmi, Capital T është pyetur në një koncert nga një fanse se ‘Ku është Adrola’? dhe ai e dinte përgjigjen…
Teksa po performonte një nga hitet e tij, ai bëri me gjeste duke i treguar se është ‘në gjumë’.
Video si më poshtë 👇🏻