Ronaldo Sharka është një ndër personazhet publikë më aktivë në rrjetet sociale, pas daljes nga BBV. Përveçse për të postuar detaje mbi veten dhe jetën e tij të përditshme, gazetari e ka kthyer Instagramin e tij në një burim ‘memesh’ e ironish për personazhet e tjerë publikë.
E mesa duket, Ronaldo i është rikthyer sërish “kunjave” të tij. Me një foto të postuar në Instastory, Rondaldo shkruan, “Cili është versioni i saktë – Iku vapa me gushtin? Apo iku fama me gushtin?”
Dukshëm, kjo është “kunja” e radhës së Ronaldos, për të cilën ai e ka lënë mister personazhin të cilit i drejtohet. Kujtojmë se sot, në qendër të vëmendjes së mediave, ka qenë Efi me ‘deklaratat’ që ka dhënë përmes një komunikimi me ndjekësit lidhur me jetën dhe projektet e saj. Gjithashtu, debati më i përfolur i Ronaldos është ai me çiftin Luiz-Kiara, për deklaratën që ai dha për këtë të fundit lidhur me moderimin e “Kepit të Vipave”, që çoi më pas në një debat me Luiz Ejllin.