Ky muaj ka qenë i rrallë në muzikën shqiptare.
Emra të njohur dhe të suksesshëm të skenës konfirmuan largimin përfundimtar të tyre nga muzika.
Pas Nushit, Alban Ramosaj befasoi publikun kur papritur tha se nuk do të këndojë më.
Fero ditën e djeshme u bë kryelajm pasi veçse deklaroi largimin e tij u kërkoi fansave që t’i fshinin këngët.
Ai tha se i është përkushtuar fesë islame dhe më nuk do të publikojë këngë.
E pak orë pas Feros ka qenë Noga, ai që reagoi duke thënë se edhe ai po e lë muzikën.
Noga ndonëse nuk e ka pasur në plan të parë asnjëherë ndër vite ka sjell bashkëpunime interesante e të suksesshme me emra të njohur.
Ai tha se ka vendosur t’i përkushtohet familjes, shkollimit e biznesit.