Kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma e motrës së Dj.Dagz dhe ende në rrjet po komentohet shumë. Pse? Arsyeja është fustani i Einxhel. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë gjykuar Einxhelin për zgjedhjen e fustanit në dasmën e kunatës së saj.
Këto më sipër, kanë qenë vetëm disa nga komentet lidhur me fustanin e Einxhel. Sa i përket kësaj vet ajo ka treguar pse ka ardhur fustani i zi si zgjedhje, duke treguar edhe mendimin e saj sa i përket zgjedhjes së fustaneve në dasma.
“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku respekti ku dashuria tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt, por unë jam me atë që tregohet me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit. Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq e që nuk durojnë njëra-tjetrën. Ndaj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time. Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli, doja lejla por format e mia trupore nuk ishin gati, dhe kunata më sugjeroi të ziun” – tha Einxhel.
Gjithashtu, edhe para dasmës Einxhel herë pas here ka treguar se sa e afërt është me motrën e Dagzit, duke shpërndarë foto me të në rrjete sociale dhe biseda mes tyre. Madje, edhe ngjyra e zezë e fustanit është sugjeruar nga vet kunata e saj (ose ‘kuni’ siç vet Einxhel e quan).