Butrint Imeri padyshim është një nga më të preferuarit e industrisë muzikës në vend. Së fundmi ai ka lancuar një projekt muzikor, me titull “Moj dashni”.
Në këtë verë të mbushur me hite e muzikë nga shumë artistë të njohur si Dafina Zeqiri, Ylli Limani, Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Noizy etj – Butrint Imeri sërish ia doli të ishte ndër më të klikuarit e kësaj vere që po lëmë pas.
Këtë e ka treguar dhe vet këngëtari, shumë krenar për veten, ku ka postuar një Instastory në të cilën tregon se projekti i tij i lancuar vetëm 3javë më parë, ka arritur tashmë plot 10milionë klikime, duke lënë pas shumë nga artistët e sipërpërmendur që kanë lancuar projekte njëkohësisht me Butrintin.
“10 milionë – pak fjalë, shumë punë” – ka shkruar Butrint Imeri në postimin e tij.