Juliana Nura ka marrë rrugë drejt Zvicrës.
Finalistja e Big Brother VIP Kosova 1 po shijon disa ditë larg Prishtinës e Tiranës dhe jo vetëm!
Juli rrugë ka marrë me gazetarin e njohur, Milaim Zeka.
Ky i fundit ka qenë ai që ka publikuar fotografitë e përbashkëta nga një restorant me pamje piktoreske të liqenit të Luzernit, biznes ky në pronësi të një shqiptari.
Nuk dihet se çka e ka çuar Julin në shtetin helvetik me Milin por besohet se janë punët, rezultatet e të cilave me gjasë s’do presim gjatë për t’i parë.