Që Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun, kjo nuk ka dyshim. Por, së fundmi ajo shfaqet edhe atje ku nuk e kemi menduar kurrë, e madje as vet Kiara nuk e ka pritur.
Kështu, një botim “Fjalëkryqi” e ka zgjedhur Kiarën si imazh të numrit të radhës. Kjo e ka habitur edhe vet Kiarën, kur e ka parë të postuar nga fansat e saj. “Dhe kjo më kishte mbetur pa parë” – ka shkruar Kiara teksa ka ndarë faqen e parë të fjalëkryqit.
Po ju, e prisnit Kiarën imazh të një fjalëkryqi? 🙂