Nëse jeni mësuar të shihni Sara Hoxhën gjithmonë të qeshur dhe të ëmbël, erdhi momenti të ndryshoni mendim. Pas reagimit të Dafina Zeqirit, ku thoshte se “respekti” kundrejt Ledrit Vulës dhe Sara Hoxhës kaq e pati, pasi ata po e përdorin për vëmendje dhe popullaritet, kjo e fundit nisi t’a ironizojë deklaratën e këngëtares.
Kështu, Sara ka postuar një foto në Instastory me miqtë e saj në Prishtinë ku shkruan “Duke kërkuar popullaritet” , të njëjtat fjalë që përdori këngëtarja.
Mirëpo, nuk mbaron këtu. Më pas, blogerja ka postuar një video ku porosit “Ham”bëlsirë (ëmbëlsirë) , teksa shkruan Ham Ham.
Mendoni se mbaroi me kaq? Sigurisht që jo! Në fund, pas gjithë nënkuptimeve, blogerja doli në temë. Përmes fotos së fundit që ka postuar të një gote vere, Sara shkruan: “Në radhë të parë, njeriu nuk mund të mbyllë një ‘marrëdhënie’, aty ku nuk ka ‘marëdhënie’ “
Me sa duket, kjo “dramë” e re tashmë nuk ka më lidhje me Ledrin, i cili as nuk ka reaguar. Tashmë është situatë mes dy vajzave!