Tashmë “kunjat” e gazetarit Ronaldo Sharka kundrejt Luiz Ejllit janë bërë më të shpeshta, edhe pse pa përgjigje nga ky i fundit.
Së fundmi, Ronaldo postoi një video ku krahasonte makinat “Bentley&Golf 5”, si kunjë kundrejt Luizit (Lexo këtu)
Edhe pse Luizi as nuk e mori parasysh dhe nuk i ktheu përgjigje, fansat e tij nuk ndenjën ‘duarkryq’. Kështu një ndjekëse komentoi në postimin e Ronaldos, i cili sapo e pa nisi t’i hapë profilin ku gjeti video lidhur me çiftin dhe mbështetjen e ndjekëses për ta.
Sigurisht, pasi pa profilin gazetari e ktheu në material për të vazhduar me ironinë e tij. Në një tjetër Instastory, Ronaldo shkruan: “Edukoni fansat nëse i doni të mirën këtij vendi”