Me sa duket drama Dafina-Ledri-Sara, nuk paska të mbaruar. Pas deklaratës së Dafinës, ku shpjegonte se kishte mbaruar tashmë respekti për çiftin Ledri-Sara dhe nuk ka më asnjë marrëdhënie me ta, pasi po e përdornin për popullaritet, Sara Hoxha vendosi të kundërpërgjigjej lidhur me këtë deklaratë, përmes ironisë.
Gjithashtu, Sara tha se nuk u mbyll asnjë marrëdhënie, sepse nuk ekzistonte një e tillë e më pas e sugjeroi Dafinën të hajë ëmbëlsira që jeta t’i bëhej më e ëmbël.
Sigurisht, këtyre “kunjave” nuk mund të rrinte pa i kthyer përgjigje Dafina, e cila mbrëmë kishte koncertin që përmbyllte sezonin e saj veror. Megjithatë, ajo e gjeti pak kohë të përgjigjej.
Me një Instastory ku i nxirrte gishtin e mesit Sarës, ajo tha se është më e ëmbël se sheqeri. Por, nuk mbaron me kaq. Dafina gjithashtu e këshilloi Sarën të ndjekë ëndrrat e të punojë fort në vend të kësaj që po bën.
E pasi situata arriti deri këtu, më në fund u “zgjua” dhe reperi Ledri Vula, i cili ka vendosur të mos thotë asgjë lidhur me këtë situatë të krijuar, por thjesht të heqë Dafina Zeqirin nga Instagrami!