“Molla e sherrit” që çoi më pas në gjithë debatin e famshmëm (tashmë) mes Dafinës-Ledrit dhe Sarës, u bë ngjashmëria e dy teksteve të këngëve “Si mua” (Dafina&Elgit Doda) dhe “E keni dit” (Ledri&Romeo Veshaj), ku rrjeti nisi të mendojë se Dafina dhe Ledri po i nisnin mesazhe të koduara njëri-tjetrit për marrëdhënien e tyre disa vite më parë.
Si për të shtuar fjalë në rrjet, Ledri komentoi vargun “T’i kom dhon krejt” në postimin e Dafina Zeqirit, të cilin më pas e fshiu, gjë që çoi në gjithë debatin, ku u përfshi edhe bashkëshortja e Ledrit, Sara Hoxha. Më pas në një story të aktores Olta Gixhari, ku i bëri tag edhe Sarës, kjo e fundit tha se rreshti ishte shkruar nga vet Ledri, kështu që njerëzit nuk kanë pse mërziten për komentin e tij. (Lexo këtu)
E gjithë kjo situatë ka bërë që më fund të reagojë edhe Elgit Doda, i cili është dhe tekstshkruesi i të dyja këngëve, duke sqaruar kështu edhe situatën e krijuar.
“Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kënga me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër është finalizuar këtë verë. Shumica e vijave melodike dhe disa pjesë të tekstit janë bërë nga unë dhe pa dashur mund të kem përsëritur atë pjesë të tekstit, që sot po bën zhurmë mediatike që unë e shikoj si marketing. Ndaj mbaj përgjegjësi të plotë për këtë ngatërresë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato dy pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit” – ka shkruar Elgiti në një Instastory, ku më pas e ka ‘dokumentuar’ shkrimin e tij me pjesët e të dyja këngëve të bëra nga vet ai.