Sikur mos të mjaftonte ‘drama’ Dafina-Ledri- Sara, një tjetër ngjarje ka ndodhur në showbizin shqiptar,
ku protagoniste është sërish Dafina Zeqiri. Artistja ka hequr nga rrjeti social ‘Instagram’ ish-partnerin e saj, Dj Geek dhe Beatrix Ramosaj.
Pas ndarjes nga Geek, Dafina largoi nga rrjeti i saj në ‘Youtube’ këngët me të, e rrjedhimisht, një prej tyre ishte e Geek me Beatrix Ramosaj. Por, nuk ka mbaruar vetëm me heqjen e këngëve, por dhe me heqjen e tyre nga rrjeti social ‘Instagram’.
Me sa duket, Dafina ka filluar operacionin “Fshesa” , gjë të cilën ajo e paralajmëroi përmes një reagimi, ku u shpreh:
“Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.“
Sa i përket Dj Geek, në mbylljen e sezonit veror ai njoftoi edhe largimin nga ekipi i Dafina Zeqirit, duke shkëputur kështu çdo marrëdhënie me këngëtaren.