Debati virtual Dafina-Sara(Ledri) mori gjithë vëmendjen e medias dhe rrjetit këto ditë. Që pasi Dafina Zeqiri vendosi të bëjë “unfollow” çiftin Sara Hoxha-Ledri Vula me pretendimin se ata nuk meritonin respekt, pasi gjithçka po e bënin për pak vëmendje, Sara nisi të postojë në Instagram “kunja” kundrejt Dafinës, të cilat kjo e fundit nuk i la pa përgjigje.
Pas kësaj situate, rrjeti nuk ishte dhe aq pro Sarës, duke shpërthyer në komente negative kundrejt saj. Me sa duket, kjo ka qenë pak më e ‘rëndë’ se ç’duhet për Sara Hoxhën, të cilën e kemi parë gjithnjë pozitive dhe larg debateve të showbizit.
Kështu, blogerja vendosi të postojë një foto në Instastory, nga makina e saj ku shkruan “Është një botë mizore”
Pas kësaj, Sara ka postuar një tjetër foto në Instagramin e saj, ku shkruan: “Shumë e sigurt që pëlqej më shumë ushqimin, se sa njerëzit”
Mirëpo, një tjetër detaj që ka rënë në sy, ka qenë komenti i Olta Gixharit në këtë foto, e cila e këshillon shoqen e saj, të mos merret me fjalët e njerëzve e të mos ndikohet, duke i thënë “Mbyll veshët jo sytë Sara” .
Kujtojmë që aktorja Olta Gixhari reagoi dhe dje lidhur me “dramën” e momentit, e cila përmendi sërish pjesën e njëjtë të teksteve të dy këngëve, e cila u shoqërua më pas me një reagim nga Sara Hoxha ku shkruante lidhur me komentin e Ledrit në postimin e Dafinës, që është rreshti i tij, pasi ai e ka shkruar. (Lexo këtu reagimin e Oltës dhe Sarës)
Ky postim i Sara Hoxhës dhe gjithë zhurma në rrjet, solli më pas edhe reagimin e Elgit Dodës, i cili është tekstshkruesi i vërtetë i të dyja këngëve të “shumëpërfolura” , duke sqaruar një herë e mirë këtë debat sa i përket pjesës së këngëve. (Reagimin e Elgitit mund t’a lexoni këtu)