“Love Island” vjen për herë të parë në vendin tonë, nën moderimin dhe autorēsinë e Luana Vjollcës.
Secila ditë që vjen, nxjerr zbuluar detaje dhe gjëra për të cilat kurioziteti ynë është i madh.
Në përfundim të programit, çifti fitues, vendoset përballë një zgjedhje tepër të vështirë. Në mënyrë individuale, pa e diskutuar me njëri-tjetrin, ata duhet të vendosen përballë zgjedhjes: ose dashurinë ose paratë. Në shumë raste, në edicionet e zhvilluara nëpër botë, njëri nga personat ka zgjedhur paratë, duke lënduar kështu partnerin tjetër.
Në historinë e këtij programi, reagimet e personit të lënduar kanë qenë nga më të ndryshmet. Duke nisur nga ata të cilët shpërthejnë në lot e deri te ata të cilët nuk e presin aspak mirë, duke reaguar në mënyrën e tyre.