Pas gjithë vëmendjes që mori debati mes Dafinës dhe Sarës (dhe Ledrit), kjo e fundit postoi një foto në Instastory, ku shkruante që është një botë mizore me një “selfie” nga makina.
Menjëherë rrjeti nisi të aludojë që Sara është penduar për “kunjat” kundrejt Dafinës. Mirëpo, duket se Sara nuk është e vetmja që shfaqet e “penduar”.
Nga ana tjetër, edhe Dafina Zeqiri ka fshirë deklaratën e saj për Sarën dhe Ledrin, lidhur me faktin që ata po e përdornin për më shumë popullaritet dhe ndaj këngëtarja vendosi të shkëpusë marrëdhëniet me ta – deklaratë që nxiti më pas gjithë reagimin e Sara Hoxhës.
Duket se vajzat tashmë kanë vendosur t’a mbyllin këtë debat. Situata mes tyre u qetësua pas deklaratës së Elgitit, lidhur me tekstin e këngës dhe gjithë rrëmujën e krijuar. (Deklarata e Elgitit këtu)