Aktorja Olta Gixhari është një ndër personazhet publikë më të komentuar të momentin. Ajo u rikthye në vëmendjen e publikut pas një shkëputje disa vjeçare, me hyrjen e saj në BBV, ku u cilësua si armikja e “përbetuar” e Luiz Ejllit.
Së fundmi, aktorja ka treguar në komunikim me ndjekësit e saj (Ask me a question) momentet e saj më të lumtura në jetë. Përveç sjelljes në jetë të djalit të saj, Amarit, të cilin Olta e cilëson si momentin më të bukur të jetës, ajo ka listuar edhe disa momente të tjera, që i përkasin jetës personale dhe karrierës së saj.
“Kur fitova shkollën për aktrim. Kur bleva makinën e parë me lekët që kisha fituar nga shfaqja ‘Pamje nga ura. Kur fitova “Best actress” (Aktrorja më e mirë) në Itali. Kur më nominuan në USA si aktoren më të mirë. Kur njoha Dorin.” – është shprehur Olta, duke treguar kështu momente që e kanë lumturuar dhe kanë ‘shënjuar’ jetën e saj.
Ndërsa në përgjithësi, Olta është shprehur se liria e bën atë të lumtur. “Liria më bën të lumtur dhe këtë lumturi e gjej te gjërat që dua më shumë…” – ka thënë aktorja.