Ditën e sotme është bërë me dije se Qeveria ka miratuar projektligjin për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Mirëpo,ky ligj i ri e ka ‘irrituar’ Zhaklinën, gjë për të cilën ajo ka reaguar menjëherë në rrjetet e saj sociale. Nëpërmjet një Instastory, Zhaklina ka thënë :
“Në Shqipëri është miratuar kanabisi medicinal. Para se të shani,kuptoni që ne nuk përfitojmë asgjë. Kanabisi medicinal do rritet përpunohet dhe eksportohet, por nuk do konsumohet këtu. Në fakt një qytetar shqiptar, nëse ka nevojë për një produkt të tillë (ata qe marrin kemio) do të duhet ta blejnë në vendet e BE-së dhe të paguajë dyfish më shtrenjtë, ndonëse ai përpunohet këtu. E keqja më e madhe e vendit tonë është: INJORANCA!!!
Më tej, Zhaklina nuk ka harruar të shtojë edhe një tjetër regim për Fjoralba Ponarin,Vesa Lumën e shumë personazhe publikë që sipas saj e ‘sulmuan’ për deklaratën e saj lidhur me qëndrimin në Serbi.
“Ku janë ata patriotët e IG dhe FB që më kanë lincuar për ditë me radhë? Ato prezantuese dhe pseudo këngëtare që bëjnë story për like dhe follow dhe lavdi lokaliste, nga u zhdukën tani që ka nevojë për patriotizmin e tyre agresiv? #mosutut ” – ka shkruar Zhaklin Lekatari.