Mbrëmjen e sotme, prindërit e Kiarës mbushin plot 30vite martesë, e këtë përvjetor ata kanë vendosur t’a festojnë bashkë me familjen e miqtë e tyre.
Mirëpo, në këtë festë gjithë vëmendjen e ka marrë çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, e mbi të gjitha Kiara. E veshur me një fustan të verdhë, të krijuar nga Valdrin Sahiti, moderatorja shkëlqen në festën e prindërve të saj.
Në videon e siguruar nga Xl Social Media, Kiara duket teksa kërcen me Luizin dhe sytë na shkuan te barku i Kiarës, që duket i rrumbullakosur dhe menjëherë u (ri)ngritën dyshimet nëse çifti Luiz-Kiara janë në një pritje të ëmbël.
Edhe pse vet çifti e kanë mohuar këtë aludim të rrjetit, duke treguar që nuk janë duke pritur një fëmijë (për moemntin), ekziston edhe mundësia që për momentin ata të duan t’a mbajnë larg vëmendjes së publikut. Ju si mendoni?