Sikurse e tha dhe Kiara Tito, dita e sotme për të ishte shumë e rëndësishme pasi prindërit e saj festonin 30-vjetorin e martesës, ndërsa mikesha e saj e ngushtë, Liesa Haxhiasllani, 28-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, familja e miqtë u mblodhën të gjithë së bashku, për t’i festuar të dy përvjetoret në një event të vetëm. E sigurisht, dhëndri i shtëpisë Luiz Ejlli, u sigurua që të respektojë edhe shoqërinë e partneres së tij.
Në një video të siguruar nga XL Social Media, shihet Luiz Ejlli teksa argëtohet e kërcen me Liesën. Pranë tyre shihet edhe Xheni, shoqja tjetër e Kiarës, bashkë me stilistin e njohur Niko Komani, duke e “djegur” vendin.