Festa e 30-vjetorit të martesës së prindërve të Kiarës, ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit. Në një event plot muzikë, kërcim dhe shumë argëtim, nuk kishte se si të mungonte vëmendja te “njeriu i momentit” dhe dhëndri i shtëpisë, Luiz Ejlli.
Në një moment gjatë festës, ai shkëputet nga pjesa tjetër të cilët po kërcenin, dhe shkon pranë DJ, i cili vendos këngë për Shkodrën.
Në videon që “Xl Social Media” ka siguruar, shihet Luizi teksa kërcen afër Dj me kërcimin e tij tipik që bëri për vete gjithë Shqipërinë.