Të gjithë e kemi parë gjatë BBV, marrëdhënien e veçantë të Keisi Medinit me të atin, Sabianin (babi Sabin siç e quajnë tashmë). Por, një marrëdhënie po aq të veçantë, ish banorja e BBV e ka dhe me të ëmën, Eriolën.
Më herët, Keisi ka treguar se mami i saj, ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes dhe kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja nuk e ka postuar më parë në rrjete sociale. Por, me sa duket Keisi e ka bindur mami Eriolën ta postojë në Instagramin e saj, dhe ja ku e keni më në fund – një video nënë e bijë.
Ajo çfarë duhet thënë është që njëlloj si Keisi, edhe mami i saj është një yll!! 🙂
Gjatë emisionit “Kepi i Vipave” , Keisi ka zbuluar më shumë për marrëdhënien me të ëmën, dhe se si e ka pritur ndarjen e saj nga Sabian Medini, si dhe qëndrimin e saj kundrejt partneres së Sabianit para dhe pas ardhjes në jetë të vëllait të saj. (Lexo këtu)