Që pas daljes nga Big Brother,Efi Dhedhes ka qenë e tërhequr nga daljet në intervista e media.
Madje ajo është shprehur se këtë kohë nuk ka qenë mirë emocionalisht dhe këtë periudhë do t’a përdori si periudhë pushimi për të reflektuar mbi veten,personat afër saj dhe projektet për të ardhmen.
Sot,Efi ka publikuar në Instagramin e saj një foto ku shfaqet në ambientet e G-Academy ose siç njihet ndryshe për publikun – Akademia e Grida Dumës.
“Me zor po pres” – ka shkruar Efi në postimin e saj duke treguar se është shumë entuziaste.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, G-Academy është një degëzim i fondacionit ‘DI’ , i cili ofron trajnime për motivimin e brendshëm me qëllim që të nxjerrë në dukje maksimumin e potencialit te çdo pjesëmarrës në këto trajnime ,për ti shtyrë ata drejt suksesit në karrierë dhe biznes.
Më herët Efi është shprehur se dëshiron të ketë biznesin e saj.
Nuk e dimë nëse Efi do të marrë pjesë në G-Academy si e ftuar nderi për këtë javë apo është regjistruar si pjesëmarrëse në trajnimet e Grida Dumës dhe profesionistëve të tjerë,pjesë e akademisë.