Dita e sotme për Dea Mishel ka nisur pak më “ndryshe”. Me sa duket “Hëna Blu” e ka bërë Dean t’i rikthehet vetes së saj dhe të reflektojë lidhur me jetën e saj dhe njerëzit në përgjithësi, sipas këndvështrimit të saj. Përveçse të jetë e bukur (shprehja e saj) , ajo ka vendosur të sjellë një mesazh pak më ndryshe sot për ndjekësit e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Dea ka ndarë një shkrim lidhur me faktin se si ajo dhe shumë të tjera shihen çdo ditë në publik dhe përballen me paragjykime, gjykime dhe epitete nga më të ndryshmet nga “shtrigë” deri te “k*rvë”.
Gjithashtu, Dea është ndalur pak dhe te fenomeni që e quajmë “maskilizëm”, dhe te fakti se si karrierën apo sukseset e saj, ia kanë lidhur gjithnjë me një mashkull, qoftë babai i saj ose ndonjë partner i mundshëm, duke ia zbehur gjithnjë meritat.
Në fund të shkrimit, ajo ndalet dhe te një mesazh i fuqishëm që e lidh me veten për t’ia përcjellë çdo vajze dhe gruaje.
Shkrimi i plotë i Dea Mishel: