Xhirimet e filmit të Borës&Donaldit, “5 herë jo”, kanë filluar. Filmi do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor dhe do të jetë i zhanerit komedi romantike, ku do të tregohen copëza nga historia e tyre e dashurisë.
Më herët çifti është shprehur se filmi do të jetë si një reality, pasi aty do të tregohet historia e tyre e dashurisë. Gjithashtu, ata kanë thënë se pika e fortë e tyre, për të nxjerrë një film të jashtëzakonshëm, është skenari e për t’a realizuar skenarin në mënyrëm më të mirë të mundshme, ata duhet të punojnë shumë.
Me sa duket, puna me orë të stërzgjatura, netët pa gjumë dhe zgjimet herët si dhe mungesa e pushimeve e kanë lodhur shumë fizikisht çiftin, e aq më tepër Borën.
Në një video së fundmi të postuar nga Donald Veshaj, e cila po qarkullon në rrjet, shihet Bora teksa është në makinë duke fjetur pak, sapo ka gjetur mundësinë për të pushuar. “Gjynah” – shkruan Donaldi në videon që ka postuar, teksa shihet moderatorja shumë e lodhur dhe e përgjumur.
Epo, urojmë që lodhja dhe mundi t’i përkthehen çiftit në një super film dhe sukses! 🙂