Loredana Zefi është nga artistet shqiptare me më së shumti followers në Instagram.
Ajo ndiqet nga më shumë se 3.2 milionë njerëz, aty ku shpalos detaje interesante nga karriera por edhe jeta private.
E për këtë të fundit duket se ka vendosur që të jetë më diskrete.
Lori ka hapur një tjetër llogari private që mban emrin “Kingloriprivat”, ku me gjasë ka vendosur të pranojë vetëm personat e saj të afërt.
Deri më tani aty ndiqet nga vetëm 26 persona ndërsa ajo vet ndjek 30.