Mikela Pupa është një personazh mjaft i spikatur në rrjet. Së pari, ajo ka qenë pjesë e eksperiencës së “Për’puthen”, ku fitoi mjaft popullaritet dhe u kthye në një nga personazhet më të komentuar të atij formati.
Më pas së bashku me konkurenten tjetër të “Për’puthen”, Efi Dhedhes, ato u bënë pjesë e shtëpisë së BBV si një konkurente e vetme, për t’u ndarë më pas në lojën individuale të secilës, nga ku Mikela e la garën për çmimin e madh më herët, ndërsa Efi vazhdoi rrugëtimin e saj.
E kthyer më pas në “Për’puthen” si opinioniste, Mikela tregoi se prej kohësh është e lumtur dhe në një lidhje, ku kishte gjetur gjithçka kërkonte te një partner.
Ndërsa ajo ende nuk e ka zbuluar partnerin e saj, dhe ka dashur t’a mbajë larg vëmendjes së rrjetit, për faktin që ai nuk është personazh publik, kurioziteti rritet për njeriun që i ka marrë zemrën Mikelës. Kështu, në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit (Ask me a question) në Instagram, Mikela është pyetur nëse do t’a bëjë ndonjëherë të dashurin publik.
Përgjigjja e Mikelës? E shkurtër dhe e qartë – Jo! Epo me sa duket, djali në fjalë do të ngelet mister, të paktën edhe për ca kohë.