Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes që prej kohës kur ishin së bashku në emision “Për’puthen”, gëzojnë një miqësi tepër të ngushtë me njëra-tjetrën!
Dyshen e vajzave i shohim kudo bashkë. Edhe pse pas përfundimit të BBV, u duk sikur u shkëputën nga njëra-tjetra, vajzat sqaruan se nuk kishte asnjë hatërmbetje mes tyre, por ato thjesht po i dedikonin më shumë kohë partnerëve të tyre.
Me sa duket, tashmë vajzat i janë rikthyer kohës me njëra-tjetrën, duke kaluar pushimet së bashku. Megjithatë, ndjekësit sërish janë kuriozë për miqësinë e tyre, aq sa Mikela asnjëherë nuk i shpëton dot pyetjeve lidhur me Efin. Këtë herë, në një “Ask me a question” (pyetje-përgjigje), ndjekësit i kanë kërkuar Mikelës fotot me Efin, ato të pa postuara dhe më të çuditshmen.
Pyetjes së parë, Mikela i është përgjigjur me një video nga pushimet e tyre në Tailandë, teksa Efi e “rregullon” Mikelën për foto, ndërsa pyetjes së dytë i është përgjigjur duke thënë se disa gjëra mbahen personale.