Me sa duket, “dramat” për çiftin Ledri-Sara nuk kanë të mbaruar. Pas gjithë debatit virtual mes Dafinës,Sarës dhe Ledrit që u bë viral në rrjet, duket se “ujërat” mes tyre u qetësuan, dhe secili vazhdoi të shohë punën e vet.
Pas “kunjave” të bashkëshortes së Ledrit, Sara Hoxhës, kundrejt Dafina Zeqirit (ish-partneres së Ledrit), rrjeti nisi të aludojë se Sara ishte xheloze kundrejt kësaj të fundit, pasi vet Ledri nuk reagoi aq shumë sa Sara për “ngatërresën” që u krijua nga vargjet e njëjta në këngët e tyre.
Pas gjithë kësaj historie, çifti Ledri-Sara u nis për pushime në Ibiza, por me sa duket ish-partneret e Ledrit, nuk mungojnë as atje. Për cilën e kemi fjalën këtë herë? Për Dua Lipën.
Edhe këngëtarja aktualisht ndodhet në Ibiza, së bashku me partnerin dhe familjen e saj. Disa foto në rrjet të Duas në Ibiza nëpër dyqane, po qarkullojnë në rrjet, dhe menjëherë rrjeti i “ktheu” sytë nga Ledri dhe Sara.
Epo, rastësia mbreti i botës, thonë! Në fakt, gjatë vizitës së parë të Duas në Kosovë, ajo i takoi edhe çiftin Ledri-Sara dhe vajzën e tyre. Rrjeti asokohe reagoi kundrejt këtij takimi, mirëpo Sara deklaroi se është një histori shumë e vjetër dhe se me Duan tashmë ruan miqësi të mirë, si ajo ashtu edhe Ledri.
Nga ana tjetër, pak a shumë të njëjtën gjë Sara e ka shprehur edhe për Dafina Zeqirin, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë në fund. Mbetet për t’u parë nëse do të lindë sërish një “dramë” e re.