“Instastory” i Kiara Titos sot është kthyer në një seri momentesh nga dasma brenda shtëpisë së BBV, duke qenë se çifti sot feston plot 7 muaj nga ajo natë.
Mirëpo, mes tyre gjendet edhe një postim tjetër, drejtuar ndjekësve të saj. Mesa duket një ndjekëse, i ka “prishur qejfin” moderatores, e cila ka vendosur të mos tolerojë më asnjë t’i cënojë qetësinë. Me një foto të profilit të ndjekëses, Kiara ka shkruar “Report këtë llogari” , në mënyrë që kjo llogari të mbyllet.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes ndjekëses dhe Kiarës, apo çfarë i ka thënë që moderatorja të bëjë kërkesë publike për mbylljen e kësaj llogarie.