Teksa si rrallëherë disa ditë më parë Arbana Osmani publikoi videon e ëmbël krah Zoit, së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë publikun momente nga ditëlindja e vogëlushes.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatorja e njohur ka postuar disa foto në ambientin e një kishe së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj dhe me fëmijët e saj.
“Duke festuar për Ëngjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe ndonjëherë. Jam e bekuar që jam nëna jote, do të të dua dhe do kujdesem për ty gjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare.” – shkruana Arbana në postimin e saj.
E vogla e Arbanës dhe Eduartit ka gjithashtu një emër të përzgjedhur me kujdes nga ata të dy. Kuptimi i emrit të Zoit është “jetë” , një emër që vjen nga greqishtja e lashtë dhe shpreh kuptimin dhe burimin e jetës. Gëzuar ditëlindjen Zoi!❤️