Këtë vit, ditëlindja e saj e ka gjetur Luanën duke u marrë me përgatitjet e fundit të “Love Island Albania”, i cili do të nisë transmetimin ‘live’ ditën e nesërme. (Të dielën)
Duke qenë se ishte duke punuar, moderatorja ka vendosur të mbledhë pranë vendit të punës stafin dhe familjen e saj së bashku, për të festuar ditëlindjen dhe nisjen e programit të dashurisë.
Por, sa vjeç mbush Luana sot, a e dini?! Nëse jo, ua themi ne. Moderatarja sot feston plot 32 vite jetë. E në këtë 32-vjetor të saj, urimin më i veçantë për Luanën, ka ardhur nga motra e saj Marina dhe vajza e saj, Marget. Me një postim në Instastory, Marina shkruan “Për tezen më të mirë në botë, urojmë që Zoti të vazhdojë të të bekojë me të gjitha dëshirat që ke në zemër. Gëzuar ditëlindjen teze Ana! Të duam shumë! ❤️❤️”