Biem dakord që Grida Duma është një nga gratë më sharmante të jetës publike në Shqipëri. Mirëpo përtej angazhimit televiziv dhe atij akademik, pak dimë mbi jetën e saj personale dhe si është Grida jashtë petkut serioz.
Së fundmi në një fanpage në Instagram po qarkullon një foto e saj me dy nipërit. Nuk është ky detaji që u ka tërhequr vëmendjen fansave në fakt.
Ndjekësit kanë vënë re një tjetër detaj, fotot e saj nuse. Nëse e shihni foton me vëmendje do të shikoni prapa saj disa imazhe bardh’e zi, që me siguri janë shkrepur ditën kur Grida dhe Ilir Shqina i thanë PO njëri-tjetrit.
Pra nëse kishit kureshtje për ta parë Gridën nuse, mjafton të zmadhoni foton. Një gjë është e sigurt, bukuria dhe eleganca e saj janë të pakoha.