Pak ditë më parë, gazetari Blendi Fevziu u zhyt në ujërat e Palasës, për të parë bukuritë nënujore dhe çfarë do të gjente nën ujë. Ndër gjërat e gjetura të Blendit, ishin edhe 1000 Lekë (të reja).
Sigurisht, lajmi i shkoi në vesh edhe aktores Olta Gixhari, e cila menjëherë u nis në kërkim të “thesarit” të Palasës.
“Kanë dalë llafe që këtu në plazhin e Palasës, gjen lekë poshtë ujit. Kështu që unë sot do zhytem, e të shohim se çfarë mund të gjej.” – ka thënë Olta teksa zhytej. Dhe gjejeni çfarë?! Edhe aktorja, gjeti jo 1000, por plot 5000 lekë (të reja).
Video e sjellë nga “Olta Eksploruesja” me shumë humor