Me sa duket çifti Einxhel dhe Dagz kanë zgjedhur më në fund vendin ku do të jetojnë. Mes Tiranës dhe Prishtinës, zgjedhja e tyre përfundimtare është Prishtina.
Madje, jo vetëm kaq, po çifti tashmë po kërkon të blejë një shtëpi, e duket se edhe në Prishtinë gjetja e shtëpisë së duhur dhe blerja e saj sa më shpejt, është thuajse “mision i pamundur”.
Kështu, përmes komunikimit të saj me ndjekësit, ajo ka zgjedhur t’i kërkojë ndihmë ndjekësve të saj, pasi shtëpitë që ka parë, sipas Einxhel, kanë probleme, ose me dokumentacionin ose çmimet absurde që nuk lidhen aspak me atë që ofrohet.
“Shtëpia është investim i mirë, por duhet të jetë brenda logjikës. Them brenda logjikës sepse janë ca çmime, që po mendoj të blej një apartament më mirë në Gjermani se më duken më lirë atje. Realisht çmimet në Prishtinë dhe Tiranë janë të njëjta me çfarëdolloj vendi tjetër në BE, edhe pse nuk jemi në BE asnjë nga dy vendet.” – është shprehur ajo.