Ditën e djeshme Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, më në fund gjetën kohë për pushime me njëra-tjetrën. Së bashku me partnerët e tyre, ato zgjodhën si destinacion Italinë.
Teksa nuk kanë munguar postimet e tyre së bashku, në një nga Instastoryt e shumta, ato janë duke lundruar me varkë në liqenin e Como dhe duke parë vilat historike, ku Arbana ka pasur një kërkesë nga mikesha e saj, Xhemi.
“Hë Xhem, e bukur ë?! Do ma blesh mua këtë. 120 mijë euro/ java ishte. Ça i ke ti?” – ka thënë Arbana, ndërsa Xhemi i është përgjigjur “Për ty mi shpirt, 1muaj do t’a marr.”
Shaka apo jo, nuk e dimë… 😉